Doganat shqiptare ka reaguar në lidhje me skandalin se si katër punonjës të saj janë arrestuar në Greqi për kontrabandë mallrash dhe grup të strukturuar kriminal. Përmes një mesazhi në faqen zyrtare të ‘Facebook’ Doganat pranojnë publikisht faktin se 4 punonjësit e saj ishin ndaluar në Greqi në sajë të një hetimi për kontrabandë, ndërsa shton se më pas këta persona janë liruar nga akuzat në shtetin grek. Bëhet fjalë për punonjësit Mirek Beshiku, Artur Sejati, Elton Gjishti si dhe Klandi Mala.

“Sipas dokumentacionit të vitit 2016, katër punonjësit kanë qenë pjesë e një operacioni antikontrabandë, kur janë ndaluar nga autoritetet greke. Pas sqarimit të rrethanave dhe rolit të personave në fjalë ata janë lënë të lirë nga prokurorët dhe hetuesit fqinjë.”, thuhet në reagimin e Doganave.

Por ky institucion, pa ia kërkuar askush dhe pa e akuzuar askush ka publikuar dëshmitë shqiptare të penalitetit të katër zyrtarëve. Ndërkohë që askush nuk ka raportuar për probleme te këtyre zyrtarëve me drejtësinë shqiptare. Ata janë akuzuar për formim të një grupi të strukturuar kriminal në Greqi dhe jo në Shqipëri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Reagimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave

Akuza e ditëve të fundit në media nuk është aspak risi. Kjo akuzë është publikuar për herë të parë në vitin 2018, më pas në 2020, 2021 dhe se fundi këto ditë.

Që në vitin 2018, kur akuza u ngrit për herë të parë, katër punonjësit e Drejtorisë së Doganave kanë depozituar pranë institucionit punëdhënës dëshmitë e pastra të penalitetit, marrë nga autoritetet greke dhe noterizuar në Shqipëri.
Sipas dokumentacionit të vitit 2016, katër punonjësit kanë qenë pjesë e një operacioni antikontrabandë, kur janë ndaluar nga autoritetet greke. Pas sqarimit të rrethanave dhe rolit të personave në fjalë ata janë lënë të lirë nga prokurorët dhe hetuesit fqinjë.
Në kushtet kur nga njëra anë nuk ka asnjë vendim gjykate që i dënon katër punonjësit e Drejtorisë së Doganave dhe për sa kohë dëshmia e penalitetit në shtetin grek është plotësisht e pastër, çështja në fjalë është mbyllur që në vitin 2018, pavarësisht spekulimeve mediatike që vazhdojnë here pas here.
Këto dëshmi po i publikojmë sërish.

Doganat
Doganat

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb