Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti ka komentuar skandalin që publikoi sot News24, që tregon korrupsionin kapilar në Dogana. News24 faktoi me pamje se si bëhet korrupsion në Portin e Durrësit, ku i përfshirë është dhe Skerdilajd Palnikaj, vëllai i këshilltarit të kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Teliti i cilësoi këto fakte të publikuara sot një tjetër superskandal i kësaj qeverie. Sipas Telitit, kryeministri Edi Rama duhet të reagojë, pasi është i përfshirë dhe bashkëpunëtori i tij, Dritan Palnikaj.

“As nuk habitem për gjëra të tilla, po i shohim me anë të medias tuaj. Në Shqipëri gjatë këtyre viteve të fundit korrupsioni ka marrë përmasa galopante. Ne sot po e shohim me zë dhe figurë, se si zgjatet dora nën vëzhgimin e kamerave. Se si njerëzit e lidhur dhe me pushtetin s’kanë frikë dhe në dritën e diellit në orarin e punës, bëjnë aferë. Nuk ka rëndësi vlera, por rëndësi që korrupsioni ndodh nën dritën e diellit, pasi pandëshkueshmëria është zero. Tani s’kemi asnjë zyrtar të lartë, përveç dy zyrtarëve për inceneratorët pas hekurave. Që ka korrupsion e ka pasur dhe që do të ketë, ky është fenomen që nuk e eliminon dot. Por duhet të minimizosh këto afera. Çdo parti qeverisëse do ketë të tillë njerëz, por që të bëhen kështu, nën dritën e diellit dhe mos të ketë ndëshkim, kjo është e papranueshme. Ne jetojmë nën ndikimin e taksave, apo të gjerave të tjera dhe ajo që duhet të bëjë qeveria, çdo shtet, duhet të minimizojë aferat korruptive. Ndëshkimi nuk ekziston. Ja ky fenomen. Të gjithë shqiptarët e dinë se korrupsioni është fenomen i përhapur. Fakti që nuk ka ndëshkueshmëri në vendin tonë gjatë viteve të fundit kjo tregon dhe ngjarjen sot. Ministre udhëtojnë jashtë dhe udhëtojnë me kartën e kreditit nga ata që janë pronarë të inceneratorëve. Ata e dinë shumë mirë, se janë dhe të zgjuar, dhe i bëjnë karshillëk këtij vendi. Fakti që jetojmë në Shqipëri, ku po vuajmë keqqeverisjen dhe pasojat e saj dhe i shtohet mërzia dhe inati, e bën një orë e më parë arsyen që kjo qeveri të largohet. Shpresoj që të merren masa, dhe prokuroria të reagojë. Nëse ke fat që të kesh miqësi apo vëlla një ministër apo deputet, ti punësohesh te Doganat dhe Tatimet. Ky vend siç ka nisur dhe me këtë qeverisje, është vend që ka shkuar drejt greminës dhe po zhytet edhe më tej.

Fakti që një person i një zyrtari të lartë është i përfshirë, e rëndon edhe më tepër këtë fenomen. Dua të shoh se si do reagojë Rama ku vartësi i tij që i ka dhënë vëllait të tij akses që nuk trembet dhe bën aferë brenda Doganës së Portit. Ndonëse ne kemi një sistem online monitorimi për Doganën, i bie që nuk paska sy t’i shohin. Kjo është diçka e rakorduar me njëri-tjetrin. Nëse dëshiron që të bësh abuzive, duhet të kesh një grup i strukturuar. Mbrojtja qenka politike, dhe strukturimi bëhet në Doganën e Durrësit. E vërteta, ndonëse ne flasim, ja faktet dolën dhe videot po ashtu. Shpresoj që kjo mos të jetë e fundit. Kur njerëzit abuzojnë në këtë fare feje, duhet të ndëshkohen. Le të presim se si do reagojë kryeministri sot kur i përfshirë është dhe një bashkëpunëtor i tij. Aty janë një grup njerëzish që merren me praktika dhe rakordohen me njëri-tjetrin. Peshku mban erë nga koka.

Nëse nuk ke bekim nga lartë, korrupsioni ndodh në raste sporadike. Në momentin kur është e strukturuar, atëherë 100% të rasteve ndodhin me bekimin nga lartë. S’kam pasur kurrë kushërinj që menaxhojnë Hipotekat, apo Doganat. Kanë pasur mundësi që të punësoja njerëz, por s’e kam bërë atë gjë. Ne shohim që nuk ka ministër, deputet, apo zyrtarë që nuk kanë në punë njërëzit e tyre për të marrë një rrogë. Kjo është skandaloze. Po të kishin frikë, do merrnin masa. Këta e bëjnë skandalin në mes të ditës. Ata bëjnë ça të duan, një ditë të bukur prishin një resort, siç është dhe shembja e Prestige. Një ditë të bukur sulmojnë mediat, një ditë sulmojnë opozitën. Një ditë sulmojnë për portin e Durrësit, dhe sot ndryshuan narrativën. Gjatë 9 viteve të qeverisjes, situata nuk ndryshon. PS është partia e dinamitit, i vendos me krenari ato dhe pa pritur vendimin e gjykatës.”, tha ai.

SKANDALI

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb