Nga viti 2015 ai i është bashkuar skuadrës së Dortmung nga Fraiburgu duke numëruar 67 ndeshja me verdhezinjtë. Së fundmi portieri Roman Burki është bërë objekt për mediat pasi është me të vërtetë shumë supersticioz.

26-vjeçari që gjithashtu mbron edhe portën e përfaqësueses Zvicerane, çdo ndeshje të mundshme para vërshëllimës së arbtrit që sinjalizon startin e lojës, prek topin i parin. Burki ka deklaruar se kjo i sjell shumë fat. Portieri është i vëmendshëm që në disa raste t’ia ‘rrëmbejë’ topin gjyqtarit para se ndokush tjetër t’a bëjë atë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb