Zbardhet tenderi i supervizimit në lidhje me rikonstruksionin e disa qendrave shëndetësore, që çoi pas hekurave sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar tenderin që kishte mbyllur ofertën e tij 10 ditë para arrestimit të Joana Duros, sekretarja e Përgjithshme e MSH-së dhe Laura Shteto, me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Duro, e cila u arrestua me urdhër të SPAK, do të përfitonte 3.3 milionë lekë të vjetra për të favorizuar një kompani, për tenderin me vlerë 40 milionë lekë. “BalkanWeb” mëson se Duro ka qenë drejtoreshë Juridike në QSUT në kohën kur ministrja Ogerta Manastirliu ishte drejtoreshë e këtij institucioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb