Jim McCants kishte marrë kapsula të çajit jeshil që të ishte i shëndetshëm në moshë të mesme. Por, mjekët i kishin thënë që kishte nevojë urgjente për transplant të mëlçisë.

Duhej të ishte një nga ditët më të lumtura të jetës, ndërsa shihte djalin duke u diplomuar. Por jo, ndërkohë që ishte ulur afër me bashkëshorten në auditorin e universitetit, ajo kthehet nga ai dhe i thotë:

“Ndihesh mirë?”

“Po, jam mirë, pse?”

“Të është zverdhur fytyra, sytë, dukesh shumë keq”.

“Kur pashë veten në pasqyrë ishte tronditëse”, kujton Jim.

Ishte diçka tronditëse së pari sepse Jim, atëherë 50 vjeç, ishte përpjekur që të përmirësonte stilin e tij të jetesës, të humbiste peshë, ushqehej shëndetshëm dhe kryente aktivitet fizik rregullisht.

“Babai pësoi atak kardiak në moshën 59-vjeçare dhe nuk ia doli. Ndërroi jetë shumë i ri duke mos pasur mundësi që të mos kalonte kohën e duhur me ne. Prandaj vendosa që të kujdesem për veten sa më mirë të mundesha që mos të ikja nga kjo jetë kaq i ri”, tregon Jim.

Por, menjëherë pas diplomimit të djalit, Jim shkoi në spital me dyshimin se kishte ndonjë problem me mëlçinë.

Në përpjekje për të zbuluar shkakun e problemit me mëlçinë, mjekët përjashtuan alkoolin.

“Për 30 vitet e fundit kam pirë ndoshta gjashtë arka birrë në vit, jo verë. Mjekët përjashtuan gjithashtu ilaçet me recetë, pasi nuk ishte mjekuar me ndonjë ilaç vitet e fundit, si dhe duhanin, diçka që nuk e kishte pirë kurrë.

“Pastaj mjeku hepatolog më pyeti: “Po ndonjë suplement pa recetë?”, tregon Jim.

Që të kujdesej sa më shumë për shëndetin, Jim kishte marrë suplemente të çajit jeshil pasi kishte dëgjuar se kishte përfitime për zemrën. Këto suplemente janë bërë shumë popullore vitin e fundit, dhe promovohen shumë në internet për vetitë e tyre antioksiduese dhe me pretendimin se ndihmojnë në rënien në peshë dhe parandalojnë kancerin.

“Atëherë ndihesha mirë”, kujton Jim, i cili jeton në veri të Dallasit. “Ecja ose vrapoja 30-60 minuta, 5 ose 6 ditë në javë. Ai kishte marrë suplemente të çajit jeshil për 2-3 muaj para se të sëmurej. Pas analizave mjekësore, rezultoi që këto suplemente kishin qenë shkaku i dëmtimit të mëlçisë.

“Ishte shokuese sepse kisha dëgjuar vetëm për përfitime”, kujton Jim. “Nuk kisha dëgjuar për asnjë problem”.

Një ditë pasi mjekët i kishin thënë se kishte nevojë për një transplant të mëlçisë, e njoftuan që kishin gjetur një dhurues potencial, transmeton Shendeti.

Transplanti i mëlçisë i shpëtoi jetën. Por, 4 vite më vonë, atij ka filluar t’i shfaqen sërish probleme me shëndetin, me veshkat këtë herë, ku mund të lind nevoja që tÇi nënshtrohet edhe dializës apo një transplanti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb