Leverkusen ka bërë befasinë e kësaj jave në Bundesligë, teksa ka mposhtur 2-1 Bayern Munchen.

Uduk se gjërat do të ishin të lehta pas golit të Kimmich por nuk rezultoi kështu. “Aspirinat” reaguan dhe u kthyen në lojë.

Ishte Palacios që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 55-të, duke vendosur ekuilibrat. Vendasit do shkaktonin befasinë e madhe me anë të të njëjtit autor, në të 73-tën, përsëri nga penalltia.

Leverkusen renditet në vendin e tetë, ndërsa ekipi i Nagelsmann në vendin e dytë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb