Partia Socialiste do të mbledhë më 12 qershor Kongresin e jashtëzakonshëm. Siç dihet deri më tani, PS do të paraqesë vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb” se Kongresi i PS do të nisë në orën 17:30 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Siç raporton gazetari Gjençaj, gjithçka do të zhvillohet në zbatim të masave kundër koronavirusit.

Shpërndarja e ftesave për delegatët e Kongresit ka nisur dhe gjithçka duket gati dhe e mirëorganizuar për të shtunën e 12 qershorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb