Skuadra kampione e Milwaukee Bucks ka dorëzuar titullin pas humbjes që pësoi sot në fushën e Boston me rezultatin 109-81. Bucks u mendua se do të kualifikoheshin në finale pasi udhëhiqnin 2-3 me ndeshje, por Celtics përmbysën gjithçka në favorin e tyre, duke fituar dy sfidat e fundit dhe gjithë serinë 4-3.

Ndeshja e fundit u dominua nga Boston, ku shkëlqyen Williams me 27 pikë e Tatum me 23 pikë. Në finalet play off në Konferencën e Lindjes, skuadra e Celtics do të përballet me Miami, që ka faktorin fushë në favorin e saj.

Në Perëndim vjen surpriza më e madhe, pasi eliminohet ekipi i Phoenix Suns, skuadra me rekordin më të mirë në sezonin e rregullt dhe që konsiderohej favoritja kryesore për titull.

Suns u mundën 123-90 në fushën e tyre nga Dallas Mavericks, që fituan 4-3 serinë e gjysmëfinaleve. Ndeshje e dominuar nga Dallas, ku u dallua Luka Doncic me 35 pikë e 10 rebound. Ndeshje për t’u harruar për Phoenix, ku mungoi lojtari lider dhe ku zhgënjyen të gjithë titullarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb