Nuk janë të pakta rastet kur në koncertet e yjeve botërorë ka surpriza dhe incidente. I tillë ka qenë një rast në koncertin e Rihannas, në Ohio e cila ka mbetur jo pak e shokuar kur ka dëgjuar një prej fansave të saj t’ia dalë krejt i vetëm të këndojë.

Këngëtarja po këndonte “Four-Five Seconds” kur i drejtoi mikrofonin fansit Terah Stewart që ishte në rreshtin e parë gjatë spektaklit të saj. Pasi Stewart këndoi, publiku entuziast vazhdoi me ovacione teksa këngëtarja me fytyrën e habitur thirri “Uau!”, duke përgëzuar fansin për zërin e tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: