Kualifikueset e botërorit Katar 2022 vijojnë të prodhojnë surpriza të tjera. Maqedonia e Veriut ka arritur një fitore historike në Duisburg ndaj Gjermanisë.

Pandev dhe Elmas i dhanë fitoren maqedonasve teksa për gjermanët barazoi përkohësisht Ilkai Gundogan nga penalltia duke konfirmuar edhe një herë krizën në kampin e Panzerave.

Në grupin e Shqipërisë, Anglia ka fituar ndaj rivales kryesore Polonisë duke marrë e vetme kreun e renditjes, teksa Hungaria mban vendin e dytë me 7 pikë pas fitores së sotme 1-4 në Andorra.

Fitore ka marrë edhe Italia në Lituani me golat e Sensit dhe Imobiles në fund të takimit nga penallti. Edhe Franca mori një fitore të vështirë në Bosnje por Griezmann nxori nga ‘halli’ gjelat.

Hapa fals kanë hedhur Greqia dhe Ukraina që kanë barazuar në shtëpi ndaj Gjeorgjisë dhe Kazakistanit teksa Danimarka ka shokuar Austrinë në Vjenë duke e mposhtur 4-0.

REZULTATET:

San Marino-Shqipëri 0-2

Manaj 63′, Uzuni 85′

Spanjë-Kosovë 3-1

Olmo 34′, Ferran Torres 36′, Moreno 75’/ Halimi 70′

Andorrë-Hungari 1-4

Pujol 93’/ Fiola 45+2′, Gazdag 51′, Klein Heisler 58′, Nego 90′

Austria-Danimarkë 0-3

S. Olsen 58′, Maehle 63′, Hojbjerg 67′

Bosnjë-Francë 0-1

Grizman 60′

Angli-Poloni 2-1

Kejn 19′, Meguajer 85’/ Molder 58′

Gjermani-Maqedoni e Veriut 1-2

Gyndoan 63’/ Pandev 45+2′, Elmas 85′

Greqi-Gjeorgji 1-1

Lihtenshtejn-Islandë 1-4

Saevarson 12′, Bjarnason 45+1′

Lituani-Itali 0-2

Sensi 47′, Imobile 94′

Moldavi-Izrael 1-4

Karp 29’/ Zahavi 45+2′, Solomon 57′, Dabur 64′, Natco 66′

Irlandë e Veriut-Bullgari 0-0

Skoci-Ishujt Faroe 4-0

MekGin 7′, 53′, Adams 60′, Fraser 70′

Ukrainë-Kazakistan 1-1

Jaremçuk 20’/ Muzhikov

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb