Nga lapsi të mbijë një pemë? Kjo është mëse e mundur me idenë unike të dizenjueses Ornela Bita.

Kamera e emisionit “Vila24” moderuar nga Brunilda Lahe ka sjellë tek shikuesit konceptin origjinal të Bitës se si në fund të një lapsi është vendosur një farëz, e cila mund të mbillet e të lulëzojë një pemë e të gjelbërojë bashkë me historinë e personave që do kujdesen për të.

Bita shprehet se nisma ishte për të propozuar një detaj ekologjik dhe unik për këdo që ka vullnetin për të mbrojtur natyrën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: