Deputetja demokrate, që mbeti jashtë listës së Bashës të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit bën një deklaratë të papritur dhe surprizuese.

Në një status në “Facebook” Arbjola Halimi flet për një koalicion të ri por pa ndryshime nga i vjetri, me ministra të LSI-së e PDIU-së, duke paralajmëruar lëvizje deputetësh.

“Koalicioni i ri pa ndryshime nga i vjetri. PS & LSI dhe tre mandate PDIU të cilat kalojnë në PS. Surprizat që presim në shtator!??”, shkruan Halimi.

Ndonëse kanë dalë disa emra si të zgjedhurit e kryeministrit Edi Rama për disa ministri, deri në shtator nuk dihet se si do të rrjedhin ujërat dhe nëse ky parashikim i deputetes demokrate do të realizohet. Kjo, marrë parasysh faktin se Rama kërkoi me këmbëngulje timonin pa të tjerë në prehër dhe ka paralajmëruar fshesë në institucione.
h
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb