Varfëria nuk e pengon që të mësojë dhe shpreson se një ditë do të vazhdojë shkollën e lartë. 18-vjeçarja nga fshatit Dushk-Sektor, Arsida, teksa flet për emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’ tregon se ka dëshirë të ndjekë studimet për Ekonomik, që të bëhet një shtyllë e fortë për familjen e saj.

Pasi historia e saj u dëgjua në studion e emsisionit, dikush reagoi përmes telefonit, duke iu përgjigjur thirrjes për ndihmë. Në një lidhje telefonike për ‘Shqiptarët për shqiptarët’, administrator i Fakultetit të Ekonomisë, Ilir Cekiri nga Instituti Kanadez i Teknologjisë dha një lajm të mirë. Ai pohoi se Arsidës i ofrohet një bursë e plotë studimi për Ekonomik.
https://www.youtube.com/watch?v=8nwA1qsyY2Y
“E ndjekim misionin tuaj. Marr në emër të Institutit Kandazes për Teknologjinë. Është emision që hyn në familjet shqiptare. Do thoja se varfëria është ulur këmbëkryq, por emisioni juaj e ka ngritur në këmbë shqiptarinë. E kanë bashkuar shqiptarinë pavarësia dhe bamirësia. Për këtë arsye instituti kanadez në traditën e tij që nga viti i parë që është hapur ka ofruar bursa të plota për disa kategori. Kjo ishte surpriza për vajzën, një bursë. Atëherë instituti kanadez i teknologjinë ofron dy fakultete; Ekonominë dhe Inxhinierinë. Vajza ka të drejtën që të ndjek një nga programet. Do i ofrohet bursë e plotë si çdo student i kësaj kategorie. Si gjithmonë surprizat nju mbarojnë, pro kam një surprizë tjetër, të gjithë studentët kanë përfshirë pa pagesë të gjithë librat, sigurimet shëndetësore. Ne ishim të kënaqur që të ofronin ndihmë, pasi ju po ofroni ura për këto raste. Prindërit shqiptarë janë unik në botë, që përveç vuajtjes mbrojnë arsimin. Familja që vij në çdo kohë”, tha Ilir Cekiri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb