PEQIN- E kush tha që të mirat nuk shpërblehen në jetë! Kjo shprehje ka marrë më shumë kuptim se kurrë sot, në Peqin gjatë një takimi të kreut të LSI-së, Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi njëherësh deputete e LSI-së me të rinjtë e LRI-së.

Ishin 5 persona të veçantë ata që vendosën të surprizojnë çiftin Meta-Kryemadhi, pikërisht në ditëlindjen e Monikës. Bëhet fjalë për pesënjakë të lindur 16 vite më parë, të cilët kanë vendosur t’i falënderojnë live si Metën dhe Kryemadhin për të mirat që kishin bërë për familjen e tyre.
17807238_1520646704615249_5604637064350992813_o
Siç u shprehën të rinjtë 16 vite më parë, kur ishte kryeministër Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij kishin udhëtuar drejt Peqinit për të ndihmuar një familje që kishte sjellë në jetë pesënjakët. Dhe pikërisht sot, 16 vite më vonë, ata janë rritur dhe ua kujtojnë këtë të mirë live, si dhe i uronin asaj ditëlindjen.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: