Shqipëria së fundmi është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm. Moti ka qenë surprizues, ndërsa nuk kanë munguar as reshjet e shiut dhe stuhitë.

Në fshatin Gurrë e Madhe të Bashkisë së Klosit këtë pasdite ka mbajtur një mot me shi, reshje e madje edhe vetëtima. Një banor i quajtur Armando Lleshi ka dërguar në redaksinë e “Balkanweb” një foto të një vetëtime që ka rënë pikërisht në fshatin Gurrë e Madhe.

  • foto galeri

Na ka qëlluar që të shohim bubullima e vetëtima, por me siguri kjo në foto tejkalon çdo normalitet.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: