Nata e kaluar në suitë mes Donaldit dhe Beatrix është komentuar gjatë në rrjete sociale. Vetë aktori i humorit ka dhënë përjetimin e tij për natën e kaluar në vendin intim.

Sipas tij, aty ka fjetur gjumin më të gjatë në jetë. Ai e ka cilësuar momentet në suitë si shumë të bukura duke e përkufizuar të gjithën si një super surprizë.

“Si shkoi te suita?”, e pyeti Arbana Osmani

“Realisht aty kam fjetur gjumin më të gjatë në jetën time, ndryshon ambient edhe fakti që ke një jakuzzi në dhomë .Për mua ishte një ditë shumë e bukur dhe ishte një super surprizë”,u shpreh Donaldi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: