Lecce ka bërë surprizën këtë javë në Serie A, ku i ka marrë një pikë Romës në shtëpi.  Ndeshja përfundoi 1-1 dhe u luajt në Stadio Via del Mare (Lecce).

Ekipi i Mourinhos e nisi ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme. Ibanez shkaktoi autogol në minutën e shtatë, duke komplikuar gjërat.

Paulo Dybala realizoi golin e barazimit me penallti në pjesën e parë, por që nuk mjaftoi pasi përfundimisht sfida u mbyll 1-1.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho la në stol gjithë ndeshjen Marash Kumbullën.  Ekipi nga kryeqyteti është në vendin e 3-të dhe është në korsinë e Championsit. Lecce gjendet e 15-ta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: