Në ndeshjet e para të raundit të katërt të grand slam-it të Australian Open pati surpriza, turne që po zhvillohet në Melbourne. Numri 1 në botë për femra, tenistja polake Iga Swiatek, u mund 2-0 (6-4, 6-4) nga kazakja Elena Rybakina (numri 22 në botë).

Një paraqitje e jashtëzakonshme e kazakes, që e dominoi ndeshjen dhe meritoi fitoren, duke “hequr qafe” tenisten që konsiderohej si pretendenta kryesore për trofe. Eliminohet edhe tenistja e re amerikane Coco Gauff, që u mund 2-0 (7-5, 6-3) nga estonezja Jelena Ostapenko, duke avancuar në çerekfinale.

Te meshkujt, një biletë për në çerekfinale siguroi tenisti amerikan Sebastian Korda. Ai mposhti 3-2 (3-6, 6-3, 6-2, 1-6, 7-6) polakun Hubert Hurkacz, pas një ndeshje maratonë. Tenisti tjetër që avancon më tej është rusi Karen Khachanov, që mundi 3- 0 (6-0, 6-0, 7-6) japonezin Yoshihito Nishioka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb