Armando Broja është duke fituar dita ditës besimin e plotë të trajnerit Tuhel. Edhe pse së fundmi është përfolur për një huazim të mundshëm drejt Serisë A, ekziston mundësi që të kemi ndonjë surprizë dhe 19-vjeçari të mbetet pjesë e kampionëve të Champions-it, duke pritur shansin e madh.

Klubi londinez ka publikuar listën e lojtarëve që janë thirrur nga trajneri Tuhel për finalen e rëndësishme të Superkupës së Europës ndaj Vijarelait, fituesit të Ligës së Europës, që do të luhet në 11 gusht.

Pakkush e priste, por Armando Broja gjendet në të. Përveç shqiptarit, në listë ndodhen edhe vetëm 2 futbollistë të tjerë të rinj, bëhet fjalë për Tino Anjorin dhe Ethan Ampadu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb