Marash Kumbulla është një nga emrat më të nxehtë në këtë merkato dimri, një nga lojtarët më të kërkuar në Serie A dhe në Premier League. 20-vjeçari kuqezi po mahnit me formën e tij duke tërhequr gjithnjë e më shumë interesimin e klubeve më të mëdha europiane. Mediat italiane vijojnë të insistojnë, ky pritet të jetë sezoni i tij i fundit me fanellën e Verona, skuadër e cila e ka të pamundur të mbaj një xhevahir të tillë.

Kumbulla1
Kumbulla1

“La Gazzetta dello Sport”, vjen me një version të ri dhe bindës për të ardhmen e futbollistit të përfaqësueses kuqezi. Kumbulla është shndërruar në objektivin kryesor të Interit, një lojtar për të cilin klubi ziklatër kërkon ta rezervoj sa më shpejtë të jetë e mundur. Të martën, Gianni Vitali, agjenti i Kumbullës, me bekimin edhe të Veronas, ka takuar drejtuesit e Interit për të diskutuar mbi të ardhmen e qendërmbrojtësit.

Kumbulla2
Kumbulla2

Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Verona dhe Inter kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre, me klubin ziklatër që duhet të plotësoj vetëm dy kushte: Kumbulla duhet të qëndroj tek Verona deri në fund të sezonit, kushti i dytë, Inter duhet të paguaj 20 milion euro. Inter nuk pritet të negocioj gjatë mbi shumën pasi sëbashku me Vitali, në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe Stefano Castagna, i deleguari i Veronas për të negociuar me klubet angleze, ku Kumbulla ka zgjuar interesimin e Chelsea, United dhe Everton. Inter është i bindur mbi aftësitë e Kumbullës i cili nuk do të ketë problem as të përshtatet në Milano, tek Verona është që tani një lider në mbrojtjen me tre, skemë të cilën aplikon dhe Conte.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: