Marjana Kondi feston 60-vjetorin e lindjes. Mes shumë dhuratash ajo ka marrë një të tillë nga Kryeministri Edi Rama.

Ka qenë vetë Marjana që e ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, duke e falenderuar dhe shprehur mirënjohjen.

“Mirënjohje dhe falenderime Z.Kryeminister qe ne diten time te lindjes 60-ta ,te me respektoj me nje dhurate simbolike si shenje vleresimi per kontributin tim ne skene dhe ne kinematografi Edi Rama”, ka shkruar ajo krahas fotos, ku shfaqet me shishen e verës në duar.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: