E ftuar në programin “Dola te Ola” këtë javë ishte këngëtarja e madhe Irma Libohova.

Gjatë programit u shfaq një fotografi e Irmës me motrën e saj, për të cilën Irma tha se është artiste në shpirt, “Ndajmë gjithçka bashkë, është shumë pozitive”. Teksa tregoi se familja e saj përbëhej nga 5 fëmijë, 2 vëllezër dhe 3 motra.

Irma u surprizua në program nga dy mbesat e saj, të cilat shprehën dashurinë që kanë për tezen e tyre që i ka këshilluar “si një nënë dhe si një shoqe”.

Ndërkohë një videomesazh surprizë Irma mori edhe nga kushërira e saj, e cila jeton në Bergamo. “Je një grua ideale, me shumë virtyte, vitet për ty nuk ikin kurrë”, tha ajo duke e emocionuar artisten.

Para se të fliste për miqësinë në studio Irma Libohova këndoi këngën “Yll i bukur”, duke krijuar një atmosferë të bukur. Më tej ajo tregoi se me Endrin dhe Stefin është njohur kur dy vëllezërit punonin në Greqi. Gjatë një koncerti të saj në Selanik, ata i kishin kërkuar të këndonin një këngë, dhe prej aty artisja i ka vlerësuar shumë për talentin që ata kanë dhe pas kthimit të tyre në Shqipëri ajo gjithmonë i ka rekomanduar.

Ndërkohë këngëtarja rrëfeu se ruan miqësi të mirë me shumë prej artistëve, dhe një prej mikeve të saj këngëtarja Manjola Nallbani e surprizoi me një videomesazh, ku shprehu vlerësimet e saj për Irmën si artiste dhe si mike.

Pjesa e fundit e programit “Dola te Ola” u mbyll me një kolazh shumë të bukur të interpretuar nga Irma Libohova dhe vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti. Ata e kthyen studion e programit në një skenë të vërtetë, duke dhuruar një atmosferë festive në familjet e gjithë shqiptarëve në këtë aromë Krishtlindjesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: