Teksa Petri Bozo fliste për marrëdhënien që ka më nënën e tij, inxhinierja ndërhyri në studio në një lidhje telefonike, ku foli për marrëdhënien që ajo ka me të birin.
Ndërkohë përveç cilësive të mira që çdo nënë vlerëson te fëmija i vet, ajo zbuloi edhe diçka që do të donte të ndryshonte te Petri. “Duhet të jetë pak më i qetë, pasi ndonjëherë shpërthen”, tha ajo, teksa Petri zbuloi se këtë gjë e ka marrë nga i ati.

Petri Bozo për përfshirjen e të ëmës në politikë tha që nuk ishte dakord. “Ajo s’ka lidhje me politikën, por qe një vendim i saj dhe e kuptoj”, tha ai. Kur e pashë në TV mendova “E mori ai i gjati”, tha me humor.

Ndërkohë edhe marrëdhënien me babanë e cilësoi të jashtëzakonshme dhe i vjen keq që ai nuk jeton më. “Ka qenë figurë e jashtëzakonshme e filmit dhe e kinostudios, kam mësuar shumë gjëra prej tij, më ka dhënë shumë leksione të vyera, ka qenë shumë i dhembshur dhe kishte parime shumë të forta”, u shpreh regjisori.

Më tej shtoi se i ati ka patur një rol shumë të rëndësishëm në produksionet e tij, dhe në fillimet e karrierës së Petrit ka patur rolin e producentit ekzekutiv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb