Princeshat e përrallave flenë shpesh edhe në ëndrrat e vajzave të  vogla. Ta gjesh veten një  ditë, krejt rastësisht e veshur me një  fustan nga ato që  të dhurojnë  vetëm zanat magjike, kjo ka ndodhur në  të vërtetë .

“Vila24” prezantuar nga Brunilda Lahe ka surprizuar shikuesit me rubrikën “Kopertinë ” pasi fotografja Medea Milo dhe stilistja Suela Brahimllari kishin vendosur të  ndalonin në  rrugë një  vajzë  e ta vishinin me një  nga fustanet ngjyrë rozë.

Stela, një  kaçurrelëse simpatike mezi përmbajti emocionet kur ishte ajo e përzgjedhura e që me aprovimin e mamasë së  saj, gjithçka u kthye në  realitet. Stela pozoi për aparatin e Medeas, dhe gjatë  bisedës më  pas në  studio, u shfaqën foto edhe në  stilin vintazh.

Kjo ndjesi kaq e bukur, përsëritet shpesh në  “Vila24” ndaj mos u çudisni që  një ditë , të  jetë  ndonjë  nga ne pjesë  e kësaj përvoje që  vejn vetëm një  herë  në  jetë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb