Po të mos ishte për Manola Gabbiadini-n, finalja e “EFL Cup” ose siç njihet ndryshe Kupa e Ligës në Angli do të ishte fituar pa shumë mundime nga Manchester United.

“Djajtë” kaluan në avantazh të dyfishtë pjesën e parë të takimit, por italiani i cili këtë merkato dimri la Napolin për Sauthhampton, surprizoi këdo me dy gola të bukur duke barazuar edhe një herë gjithçka në minutën e 47-tw të sfidës e cila u luajt në mitikun “Wembley”.
manolo-gabbiadini-gooooolll_20170301_010012
Në fund fati i buzëqeshi United, por Gabbiadini i cili u zëvendësua në minutën e 83-të gjatë momentin që po dilte nga fusha e lojës shkëmbeu disa fjalë me Mourinhon. Në një intervistë për “Gazzeta dello Sport”, italiani rrëfeu atë ç’ka i tha “Special 1”.

“Kur një personazh si Mourinho vjen e të jep dorën duke thënë, ‘Bëre një punë të mirë, shënove dy gola prej kampioni’, nuk ke si të mos ndihesh mirë. Mourinho është një person special, jo vetëm për sukseset e tij si trajner, por edhe sepse është një person karizmatik.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb