Deputeti demokrat Ervin Salianji, i zgjedhur në 25 qershor në qarkun e Korçës duket se është një tifoz i Ismail Morinës, i njohur ndryshe si Ballisti, njeriu që ngriti dronin në Beograd me flamurin e Shqipërisë etnike.

Për të dhënë një mesazh, Salianji ka shkuar në Elbasan Arena për të ndjekur dje ndeshjen e Skënderbeut me ekipin çek të Mllada Boleslav me një bluzë të zezë, të skicuar portretin e tifozit të zjarrtë të Kombëtares shqiptare, Ballist Morina.

“Në kualifikimin historik të skuadrës më të mirë shqiptare në Evropë, Skënderbeut! Në respekt të tifozëve, me bluzën e tifozit simbol të Kombëtares! #LiriBallistit”, shkruan Salianji.

Ballist Morina aktualisht ndodhet në burg në Kroaci në pritje të ekstradimit në Serbi, pas një urdhër-arresti nga Beogradi në lidhje me ngritjen e flamurit në 14 tetor të vitit 2014 në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb