Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku do të transferohet në Bolivi tek ekipi i Bolivar.

Vetë Presidenti i klubit, Marcelo Claure ka bërë të ditur lajmin duke i uruar mirëseardhjen sulmuesit 29-vjeçar i cili prej kohësh nuk po gjente veten në kampionatet europiane.

Së fundmi Sadiku u transferua në Turqi tek BB Erzurumspor, një aventurë e shkurtër e cila duket se u mbyll me aq.

Tashmë elbasanasi do të jetë shumë larg, në Amerikën Latine për të përjetuar një eksperiencë shumë ndryshe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb