Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ishte surpriza e festivalit të Filmit në Venecia,  pasi  iu bashkua nëpërmjet një video-mesazhi.

Gjatë fjalimit të tij në festivalin më të vjetër të filmit në botë, presidenti ukrainas kërkoi mbështetje për vendin e tij nga e gjithë bota e kinemasë.

Volodymyr Zelensky, dikur edhe aktor vetë, doli në skenë përmes një video-mesazhi ku bëri thirrje që bota e kinemasë  të mos e harrojë luftën.

Në fund të fjalës së tij, në ekran, në një sfond të zi, u shfaqën ngjarjet më makabre të ndodhura në Ukrainë si edhe emrat e të gjithë fëmijëve dhe adoleshentëve, deri në 18 vjeç, të vrarë në luftë.

79

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb