Publicisti i njohur nga Kosova, Veton Surroi deklaroi në studion e emisionit “Real Story” në News 24 se përdorimi i Kosovës nga të tjerë për çështje të brendshme politike, duke iu referuar zhvillimeve në Shqipëri, e dëmtojnë atë në arenën ndërkombëtare.

Surroi: Jemi në një fazë kur përdorimi i Kosovës për qëllime të brendshme politke ka një kosto, të mos harrojmë që ndërkombtarisht ka një kosto. Brenda këto komisione mund të jenë pjesë e gallatës, por Human Rights Ëatch nuk e shikon në formë gallate. Ne kemi një konflikt të papërfunduar Kosovë-Serbi se s’ka pikë pajtimi të ndërsjelltë të njohjes së shteteve, por Serbisë i është dhënë amnistia e përgjithshme ndaj ka kriminelë të luftës që flasin cdo ditë publikisht edhe në partinë e Vucic. Ka strukturë ushtarake policore që janë përgjegjës për vrasje, ekzekutime, marrje kufomash dhe fshehjen e tyre. Kemi një asimetri këtu. Prandaj edhe Kosova do të përballet edhe për 2 apo tre vjet më këto situata thirrje në dhomat e specializuara.

Minxhozi: Asimetria për të cilën flet Surroi është se Kosova goditet në momentin që është nisur për të kryer një negociatë me armikun e vjetër në zyrën më të rëndësishme të botës. Na del se paska një hetim më të hershëm e që bëhet publik kur na udhëton Presidenti i Kosovës drejt SHBA. Ka një rastësi, por kjo është nga ato që rastësia nuk është më rastësi. Kosova dhe Shqipëria kanë bërë shumë pak pas ‘99 për zbulimin e krimeve serbe. Janë kujtuar të shpaguar se morën shtetin dhe postet. U duk sikur thanë se ata që vdiqën, vdiqën…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb