Nga: ENEIDA ÇAKERRI

Për orizin:

Oriz për sushi
Ujë
4 lugë gjelle uthull Orizi

Për mbushjen:
Fletë nori (algash)
1 kastravec
2 karrota
1 avocado
Surimi
Salmon i tymosur
Wasabi
Salcë soya

 Orizin e shplajmë mirë për 2-3 minuta në ujë të rrjedhshëm. E vendosim për të zjerë në temperaturë të ngadaltë për 20 minuta.
Orizin e zjerë e kalojmë në një tavë, e lëmë të ftohet pak, shtojmë uthullën e orizit dhe presim të ftohet totalisht që të përdoret.
Kastravecin dhe karrotat i presim në fije të holla. Gjithashtu edhe gjysmën e avocados.
Tapetin bambu e veshim me qese kuzhine(celefoni). Vendosim fletën nori me pjesën e shkëlqimit poshtë. Shtrojmë një grusht plot me oriz dhe e hapim në 3-4 e fletës, duke lënë pothuaj 1,5 gishta hapësirë në fund sipas gjërësisë së fletës. Vendosim mbushjen me kastravec, karota, avocado dhe salmon ose surimi, afër mesit. E rrotullojmë duke e ngjeshur, dhe kur vijmë te fundi, pjesën që lamë bosh, e lyejmë me uthull orizi dhe e puthitim mirë. Për të prerë sushin, lagim thikën me ujë sa herë që e presim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb