Pasi vulosi ndeshjen kundër Spalit, Suso më në fund nis të shohë dritë në fund të tunelit, duke bërë dhe autokritikë. “Një gol nuk e ndryshon historinë. Nuk e fshin një moment negativ dhe as vërshëllimat e merituara. Ose kritikat, të drejta – shkruan spanjolli në Instagram -. Një gol na bën të marrim frymë, të kuptojmë se rruga është ajo e duhura, por është e gjatë. Luaj për Milanin, jam tifoz i Milanit”.


Fjalë të forta dhe të qarta që e afrojnë me popullin kuqezi dhe për të lënë të kuptuar se skuadra po jep gjithçka për t’u ngjitur lart. “Na takon ne të gjithëve për të vendosur të ardhmen tonë. Kemi dhe dy ndeshje para ndërprerjes së kampionatit – ka saktësuar Suso në mesazhin pas golit që i dhuroi fitoren Milanit kundër Spalit -. Të besojmë sepse çdo gjë është ende e mundur. Gjithmonë, gjithmmonë, forca Milan”.


(Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: