Filiali i kompanisë ajrore “Lufthansa”, “Swiss Air Lines” do të jetë linja e parë ajrore në botë që do të përdorë karburantin diellor.

“Swiss” dhe “Lufthansa” kanë nisur një bashkëpunim strategjik për lançimin në treg të karburantit diellor me prodhuesin “Synhelion”, njoftoi sot linja ajrore.

Ky proces do të përdor dritën e përqendruar të diellit për të prodhuar lëndë djegëse neutrale ndaj dioksidit të karbonit (CO2). Fabrika e parë për prodhimin industrial do të ndërtohet këtë vit në Jülich, në shtetin e Gjermanisë, North Rhine Westphalia.

“Synhelion” u themelua nga disa studiues në universitetin zviceran ETH në Cyrih. Karburanti diellor është një zëvendësues ekonomik dhe kursen burime për lëndët djegëse fosile”, tha bashkëthemeluesi Philipp Furler.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb