Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho ka zhvilluar sot një takim me gratë dhe vajzat e njësisë bashkiake nr.1 në Tiranë, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Xhixho thekson se programi i LSI-së do të zbatohet për mirëqenien e çdo kategorie. Sipas saj, ky program do të sjellë zhvillimin e vendit, punë të sigurt e të mirëpaguar dhe shanse për të rinjtë e të rejat.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

MESAZHI I XHIXHOS
Gratë dhe vajzat e njësisë bashkiake nr. 1 meritojnë mundësi të reja për punësim, edukim, aftësim profesional për të ngritur sipërmarrje, pagë dinjitoze për të mbajtur familjet e tyre.
Programi i LSI-së është ideuar pikërisht duke pasur në vëmendje secilin prej jush dhe gati të zbatohet për mirëqenien e çdo kategorie. Duke e shpalosur programin në çdo takim, sy më sy me njerëzit, kuptoj sa e ngutshme është nevoja për ndryshimin që presim të gjithë.
Bashkë me LSI, duke nisur me votën e 25 prillit, për zbatimin e programit që do sjellë zhvillimin e vendit, punë të sigurt e të mirëpaguar dhe shanse për të rinjtë e të rejat.?
#ShqiperiaShtepiaJuaj?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb