SHBA-Prokuroria e Los Angeles ka nisur një hetim për të vendosur nëse Sylvester Stallone duhet të ndiqet penalisht për një agresion seksual të denoncuar në 2017, por që i përket viteve 90-të.

Njoftimin e ka bërë një zëdhënës i prokurorisë që thotë: ‘Është prezantuar një dosje nga departamenti i policisë së Santa Monica për Stallone dhe me këtë çështje po merret task forca jonë.

Bëjmë një hap prapa. Në dhjetor të 2017 avokati mbrojtës i Stallone, Martin Singer, kishte deklaruar për shtypin që “aktori e ka mohuar kategorisht këtë akuzë dhe është e qartë që gruaja ka bërë një raportim në polici e cila është shpërndarë në media’.

Mbrojtja kishte pranuar që aktori kishte pasur një marrëdhënie me viktimën e dyshuar teksa xhironin një film në 1987 kur ishte beqar.
Tani avokati ka shpjeguar që aktori i ‘Rocky’ dhe ‘Rambo’ po merr në konsideratë mundësinë për të prezantuar në gjykatë një denoncim për deklarata të rreme.

Përsa i takon karrierës artistike, pasi ka konfirmuar që do luajë në ‘Mercenari4’ (që fillon xhirimet në 2019), aktori është gjithmonë i lidhur me boksin. Aventurat e reja që djalit Apollo Creed dhe mentorit të tij Rocky do të vijnë në ekranin e madh në nëntor me ‘Creed2’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb