Ndonëse sapo i ka mbushur 75 vjeç, aktori i njohur Sylvester Stallone është në një formë të shkëlqyer fizike.

Ai ka postuar së fundmi një video në rrjete sociale, ku shihet duke ngritur dy disqe me nga 20 kilogramë secila dhe shkruan

“Mëngjes i rëndë, grushte të forta deri në frymën e fundit”.

Në kohën që u transmetua në ekran filmi i parë i “Rocky”, Stallone ishte 30 vjeç, ndërsa tanimë kanë kaluar 45 vite nga ajo kohë. Për të qenë në lartësinë e roleve si “Rocky” apo “Rambo”, aktorit i është dashur të trajtohet shumë në palestër, ndërsa këtë kulturë ai vazhdon ta kultivojë ende.

“Unë doja muskuj të zhvilluar mirë dhe kështu fillova një program të ngritjes së peshës bazuar në dy seanca në ditë. Pastaj m’u desh truri dhe unë rrita ushtrimet,” tha ai në një intervistë duke folur për stërvitjet që ka ndjekur gjithmonë.

Stallone gjithmonë e ka pranuar se qëllimi i tij ishte që çdo muskul të theksohej qartë në mënyrë të natyrshme, këtë e shikon dhe si çelësin e suksesit të tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: