‘Skena të rralla nga filmi Rocky për Sylvester Stallone. Aktori ka postuar në Instagram disa foto nga skenat e xhirimeve të filmit të famshëm të 1976, me të cilin ai hyri në olimpin e divëve të Hollywood-it, duke fituar tre çmime Oscar disa muaj pas daljes së filmit.

“Unfortunately the studio burned all THE OUT TAKES by accident and only a feë pictures remain”, për fat të keq studioja dogji aksidentalisht të gjitha skenat dhe mbeten vetëm disa nga këto foto.

Bëhet fjalë për momentin, shpjegon Stallone në postim, ‘përpara se Rocky të hedhë në tapet Dipper (të interpretuar në mënyrë të shkëlqyer nga Stan Shaw) që e kërcënon dhe i vjedh dollapin! Vazhdoni të luftoni vëllezër’’, shkruan aktori i madh në komentin me të cilin shoqëron fotot.
Fotot i përkasin kohës gjatë xhirimeve të filmit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb