Në mundësinë e parë që iu dha, në testin e parë miqësorë që kishte në dispozicion, në sfidën kundër Bullgarisë, Sylvinho hodhi në fushë një formacion ndryshe, nëse do të ishte për të do t’i aktivizonte të gjithë lojtarët, pasi i kërkojë homologut të tij të kryenin nëntë ndryshime, por nuk gjeti dakortësi. Sfida ndaj Ishujve Farore është një tjetër shans që i jepet Sylvinho-s, një mundësi për t’i dhënë minuta disa lojtarëve më pak të aktivizuar, sigurisht pa humbur balancat.

Tekniku brazilian pritet të bëjë një rotacion të ndjeshëm sot kundër Ishujve Faroe teksa ka projektuar të paktën 6 ndryshime në raport me ndeshjen e parë. Në portë nga minuta e parë pritet të zbres Thomas Strakosha, ndërsa në prapavijë kemi vetëm një ndryshim. Ivan Balliu pritet ta nisë ndeshjen nga minuta e parë ndërsa dyshja e qendrës Gjimshiti-Ismajli nuk preket. Nga minuta e parë pritet të zbres edhe Mario Mitaj në të majtë.

Formacioni

 

Në mesfushë nga minuta e parë Kedi Bare ka fituar një fanellë titullari në vend të Asllanit, ndërsa Ramadani nuk preket. Shumë ndryshe pritet të jetë faza ofensive ku Sylvinho projekton nga minuta e parë Muçin në vend të Bajramit ndërsa Uzuni në vend të Seferit. Titullarë pritet të zbres sërish Jasir Asani, ndërsa në majën e sulmit nga minuta e parë pritet ta nisë Mirlind Daku në vend të Cikalleshit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: