COVID-19 i hoqi mundësinë tifozëve kuqezi të ishin të pranishëm në “Air Albania”, nuk do të jenë as me numër të reduktuar duke bërë që sfida me Anglinë të mos ketë as ngjyra e as zë. Kjo është humbja më e madhe në një përballje të tillë, me tifozë në stadium edhe lojtarët do të ishin më të karikuar, por ky është një diskutim i mbyllur tashmë. Në pamundësi për të mbështetur Kombëtaren nga shkallët e stadiumit grupimi më i famshëm i përfaqësueses, Tifozët kuqezi, kanë gjetur një zgjidhje origjinale për të motivuar sado pak të besuarit e Edy Reja.

Tkz
Tkz

Ata kanë vendosur një banderolë me mbishkrimin: “Sytë dhe zemrën te ju”, me shpresën që Shqipëria të arrijë një rezultat pozitiv në këtë përballje me Anglinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb