Forma dhe pamja e tyre tregojnë karakteristika të personalitetit, por mbi të gjitha llojet e ndryshme të vështrimeve janë manifestim I ndjenjave dhe qëllimeve të një njeriu. Ja si mund t’i interpretojmë.

Vështrime që flasin

Një vështrim, thuhet, vlen sa një mijë fjalë… Në fakt, sytë nuk janë vetëm instrument i shikimit, por edhe një mjet i fuqishëm komunikimi: më shumë dhe më mirë se gjuha, në fakt shprehin humorin dhe ndjenjat tona. Nëpërmjet syrit dhe shikimit ne mund të kemi kontakt të drejtpërdrejtë dhe intim me njerëzit që kemi përballë. Jo më kot përdoret shprehja “Më shiko në sy!” kur i kërkojmë dikujt të krijojë kontakt të drejtpërdrejtë dhe të thellë.

Mjet komunikimi

Kjo “gjuhë” e syve i detyrohet nga njëra anë pamjes së jashtme të tyre, sepse forma të ndryshme të syve sinjalizojnë nuanca të ndryshme të personalitetit dhe ngjallin ndjesi të ndryshme tek vëzhguesi. Por sytë, përveç kësaj, mund të përdoren edhe si mjet komunikimi nëpërmjet drejtimit të shikimit, kohëzgjatjes dhe intensitetit, të cilat kanë kuptimin e tyre specifik: janë sinjale që, nëse lexohen në mënyrën e duhur, mund të zbulojnë gjendjen shpirtërore dhe synimet e individit.

Edhe qepallat flasin për ne

Qepallat me prirjen dhe lëvizjet e tyre ndihmojnë për t’i dhënë formë dhe shprehje syve. Nëse qepallat e sipërme janë të plota dhe të shtrënguara, ato zmadhojnë syrin dhe tregojnë një karakter aktiv, dinamik dhe të palodhur. Në të kundërt, nëse qepallat e sipërme janë të holla dhe jo shumë të ngushta, duke krijuar një zgavër mbi sy, ato tregojnë mungesën e rezistencës si intelektualisht ashtu edhe fizikisht. Edhe pulsimi i qepallave tregon diçka. Personi mesatar i rritur i mbyll sytë çdo 20 sekonda; njerëzit që e bëjnë këtë më rrallë tregojnë një karakter më energjik. Anasjelltas, pulsimi më i shpeshtë është një shenjë shqetësimi dhe madje një gënjeshtër e mundshme.

Qerpikët: Të gjatë e të lakuar, apo të shkurtër e të drejtë

Edhe qerpikët kanë kuptimin e tyre. I gjatë dhe i lakuar do të tregonte një karakter sentimental dhe emocional, me një shpirt ëndërrimtar. Personi me këto karakteristika do të ishte i prirur për ta dashuruar jetën. Nga ana tjetër, ata me qerpikë të shkurtër dhe të drejtë cilësohen si realistë. Ky lloj personi nuk i pëlqen të ëndërrojë me sy të hapur, por përpiqet të jetë i vendosur dhe i drejtpërdrejtë në çdo gjë që bën. / bota.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: