Kryeministri Edi Rama, në një komunikim për mediat u ndal edhe tek ndërtimet pa leje, ndërsa u shpreh se me satelitët do të krijohet mundësia për të parë çdo parregullsi. Kryeministria Rama nuk i ka kursyer kritikat edhe për inspektorët duke theksuar se i shesin shtetit një realitet të paqenë duke bërë letra false në këmbim të ryshfetit.

“Nuk është detyra ime të shoh kate edhe pse të gjithë jemi mësuar që t’i ndjekim këto procese por është e pamundur të vijojmë të mbetemi pre e boshllëqeve të një procesi shtetndërtimi dhe krijimit të institucioneve. Për të gjitha ata që na kanë përqeshur për satelitet sot lajmi është që do kemi një kryeinspektorat në qiell që nuk ka kushërinj, parti dhe i cili ka një sy që i sheh të gjitha. Një detaj që ministri në gjithë renditjen e gjerave që do bëjë ky kryeinspektor nuk e solli në vëmendje është se me satelitë nuk do ketë mundësi të ndërtohen kate pa leje pa u vënë re në monmetin kur do nisin sepse kanë kapacitetin të shohin çdo volum të ngritur mbi sipërfaqen e tokës.

Nuk kanë sy fare për të parë kur një pallat në krah shton një kat apo 2 kate sepse sytë ua mbyll paraja. Kjo gjë për t’u bërë pa teknologji kërkon shumë vite. Teknologjia është bekimi I vendeve në zhvillim sepse jep mundësi të bëhen kapërcime të larta. Do kemi mundësi të shohim gjithçka të monitorojmë të gjitha të mbjellat dhe nuk do jetë e lehtë. E njëjta gjë për plazhet, pyjet, lumenjtë. Të gjitha ndërtimet pa leje, gërryerjet e lumenjve, zjarret, do i kemi në një pasqyrë të vënë para nesh nga Kryeinspektorati. Do të ketë shumë sy mbi territorin. Sytë e inspektorit të zonës, apo të arrestit që t’i shesin letra të paqena shtetit, në këmbim të korrupsionit, kjo s’do të ndodhë më. Dikur na ndodhte që legalizohej ajri. Aty s’kishte akoma lejë ndërtimi. Do marrim dron të armatosur. Dronët e armatosur janë rast ekstrem kundër terrorizmit, apo një armiku potencial, por ato kanë tërësi funksionesh në komplementaristet në përputhje me satelitët. Duke qenë në dinamikë të vazhdueshme duke bërë rakordime apo thellime të të dhënave. Dronët do të jenë në dispozicion”, tha me tej Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: