FRANCE- Një kompani franceze përmes syzeve të saj synon t’u rikthejë shikimin të verbërve. Teknologjia me emrin “neuromodulimi”, përmes një çipi, lëshon impulse elektrike në nervat e syrit, për të rikthyer shikimin.

Ka dy vite tashmë që po punohet për këtë teknologji, ku sipas francezëve e Pixium Vision aparati i tyre rikthen shikimin në cilësinë më të lartë, krahasuar me gjithë produktet konkurrente, shkruan “express”.

Teknologjia funksionon me anë të një çipi me 150 elektroda, që vendoset përmes një ndërhyrjeje kirurgjikale në retinën e syrit.

Syzet e pajisura me një kamera, përçojnë pamjet në një aparat, që pacienti e mban me vete. Aparati i i shndërron pamjet në sinjale që përçohen me valë infrared tek çipi që gjendet në sy. Çipi krijon impulse që prekin nervat optike për të përçuar imazhet në tru.

Ndërkohë kompania franceze pohon se provat janë kryer me sukses tek kaviet dhe pas disa përmirësimeve, teknologjia parashikohet të aplikohet tek pacientët në vitin 2016. Gjithçka vetëm për 100 mijë euro.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: