Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog ka folur për këndvështrimet e ndryshme që kanë shfaqur me Qeverinë në lidhje me procesin e vettingut. Ai thotë se nuk kanë probleme me qeverinë e Kosovës sa i përket sistemit të drejtësisë.

“Si ne ashtu edhe Qeveria kemi mendime të njëjta se sistemi i drejtësisë duhet të funksionojë më mirë dhe në mënyrë më efikase, por ne thjesht kërkojmë që të koordinohemi dhe konsultohemi për hapat e qeverisë”, tha ai në Rtv Dukagjin. Szunyog thotë se edhe Bashkimi Evropian dëshiron që në Kosovë të ketë luftë më efikase kundër krimit dhe korrupsionit.

Ai ka folur edhe rreth procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët, duke thënë se institucionet e Kosovës duhet t’i bindin 27 vendet e BE-së se duhet tu liberalizohen vizat. “Personalisht nuk ndihem shumë rehat sepse vij nga një vend ish-Çekosllovakia, tash Republika Çeke që ende kishte ndalesë udhëtimi kështu që në moshën 23 vjeçare nuk mund të udhëtoja në Europën Perëndimore kështu që personalisht e kuptoj këtë frustrim shumë mirë”, tha Szunyog.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: