Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka thënë se dhuna e të martës në Veri të Kosovës është shumë shqetësuese. Gjithashtu e ka theksuar se është e papranueshme të sulmohen zyrat zgjedhore në Veri.

“Mirë që PK-ja në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente. Mbështetje e plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë ndaj dhunës”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.

Ndërkohë orët e fundit në Veri të Kosovës janë shtuar forcat policore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: