Gazetari Elidon Ndreka ka siguruar për “BalkanWeb” rrëfimin e një prej të afërmve të 12-vjeçarit, që dyshohet se e ka marrë me vete ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Fan në Mirditë.

Ai ka thënë se fëmija ishte duke luajtur deri në orën 15:30 me të tjerë bashkëmoshatarë, por topi i ka rënë në ujë dhe djali ka shkuar për ta kërkuar. Në tentativë për të kapur topin, i mituri ka rënë në ujë dhe e ka marrë me vete rrjedha. Për të kërkuar vogëlushin janë angazhuar banorët e fshatit dhe policia, por deri më tani pa rezultat.

“E kam djalin e mikut. Ai ka qenë duke luajtur që në 15:30 më fëmijët. Ka rënë topi në ujë dhe ka shkuar djali dhe ka rënë në lumë. Kemi nisur që në orën 17:00, kanë nisur fshatarët që të kërkojnë, por asgjë. Sot ka ardhur policia. I bëjmë thirrje shtetit që të gjejë djalin.

Po nuk u ngrit shteti, se dimë se si do bëhet, se terreni është i vështirë. Mobilizimi nisi që në mëngjes. Përndryshe e kemi të vështirë që ta gjejmë dhe ta çojmë te shtëpia. Ta dijë dhe nëna dhe baba e vetë, që e kanë trupin.”, tha i afërmi i familjes së djalit të zhdukur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: