TIRANË

Presidenti Ilir Meta ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj mazhorancës, me në krye kryeministrin Edi Rama dhe Damian Gjiknurin, si përfaqësues i PS në Vlorë.

Meta tha se ata e dinë shumë mirë se çfarë mund t’iu bëjnë vajzat dhe gratë e Vlorës këtyre vagabondëve, ndërsa shtoi se ata janë mësuar me çimka, madje sipas Kreut të Shtetit, janë dënuar edhe jashtë për trafikim vajzash.

“Se ç’po bën numri 8 në Vlorë, unë nuk e di. E di që kishte një skenar për të marrë 9 pa ndeshje fare, ky skenar është përvëluar dhe djegur. Për këtë kam njoftuar dhe përfaqësuesit e opozitës. Doni provë më të madhe se biseda telefonike para pak ditës, ku Damiani u inkurajua për të bërë dhe një tërmet tjetër në Vlorë. Por atje ka burra pushke, kur bëhet fjalë për sovranitetin. Ju e kuptoni se cfarë mund t’iu bëjnë këtyre vagabondëve vajzat dhe grave shqiptare, sepse ata janë mësuar me çimka, janë dënuar dhe jashtë për trafikim vajzash. Presidenti as nuk i shet, as nuk i trafikon kurrë, por do mbrojë identitetin e vajzave dhe grave shqiptare. Këtë ta dijë ai dhe guruja i tij. Nesër e njoftoj Damianin se jam në Vlorë prapë. Është i ftuar të vijë, po ja bëj këtë favor. Skenari është përvëluar, nuk ekziston më. Unë do të jem në Vlorë edhe ditën e numërimit, ta dinë të gjithë. Nëse kanë marrë lekë, le t’i mbajnë, por të kenë mendjen në mësim”, tha Presidenti Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb