Jorginho u bë lojtari i vetëm në historinë e futbollit që fiton Ligën e Kampionëve, Kampionatin Europian dhe Superkupën në të njëjtin vit. Një udhëtim triumfal ai i 29-vjeçarit italian, i cili është bërë titullar i paluajtshëm edhe për Tuchel.

Në dritën e një sezoni në të cilin ai mori tërë këto “medalje ari” si protagonist, dikush e ka vënë Jorginhon në mesin e kandidatëve për “Topin e Artë”.

Një eventualitet që Antonio Cassano as nuk dëshiron ta dëgjojë. Tani, ish-sulmuesi barez kthehet në temë, duke treguar atë që ndodhi disa javë më parë, kur e pa veten përballë Jorginho. Anekdota zbulohet në “Bobo TV”, mes mosbesimit të zbavitur të Vieri dhe Adani:

“A ju kujtohet se çfarë mendoja për ‘Topin e Artë’ që gjasme e meritonte Jorginho, kur ju duhet t’i rrëmbenit kartën gazetarit që e tha. Epo, ndodhi që shkova në Formentera me familjen time. Po rrija në makinë bashkë me fëmijët dhe gruan time. Ndërsa isha mbështetur në sedilje, ndiej që dikush më preku:

“Grande Antonio, ti je i mrekullueshëm!” Unë kthehem: “Kush dreqin je ti?” Ai heq syzet, maskën dhe e merrni me mend kush ishte? Jorginho!” Aty filloi një dialog surreal, por i rindërtuar si gjithmonë me nota teatrale nga Cassano:

“Unë i thashë: Oh Giorgio, a e kupton skandalin që po shfaqet? Ata duan t’ua japin ju “Topin e Artë” dhe jo Messit. Ai përgjigjet: Jo jo, Antònio, por jam dakord me ty, absolutisht, Messi duhet ta fitojë atë gjithmonë”.

Unë i them: “Bravo, tani të respektoj më tepër, shumë mirë Giorgio”. Pra, e tha vetë atë që mendoja unë. Pastaj kaluam një orë e gjysmë duke folur. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, i sjellshëm, shumë inteligjent dhe i përulur”.

Disa ditë më parë, në ndeshjen Chelsea-Villarreal, Jorginho dukej se kishte ndryshuar mendje: “Topi i Artë? Pas kaq shumë trofesh të fituar, në fund mund të mendosh për të, është normale”. Ndoshta herën tjetër, kur të takohet me Cassano, ai do të shpjegojë pozicionin e ri në lidhje me këtë çështje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb