Ministri i drejtësisë Ulsi Manja ka qenë prezentë këtë të premte në bashkinë e Vlorës ku ka prezantuar ndihmën ligjore falas për personat në nevojë.

Ministri i drejtësisë komenton edhe mbi arrestimin e deputetit Alqi Bllako duke iu shmangur komentit të shtimit të rasteve nga deputetët socialist përpara drejtësisë.
Ai shprehet se kjo mazhorancë e sotme ka krijuar reformën në drejtësi e cila po jep rezultat dhe duhet ta lëmë reformën në drejtësi të bëj punën e saj edhe në këtë rast.

Pas përfundimit të takimit Manja ndalet të komentoi edhe çështjen për sa i përket kadastrave të vendit. Sipas tij, ka pasur një hetim të thelluar mbi çështjet e pronave dhe kadastrave në vend dhe përgjegjësit kanë marrë dënimin e merituar. Hetimi sipas tij vijon dhe do të ketë rezultate të tjera shumë shpejtë.

“Ka pasur hetim edhe për sa i përket kadastrës së Vlorës, hetim ky i cili ka nisur nga punonjësi më i thjesht deri në strukturat më të larta pa pasur përjashtime teksa rezultatet do të shprehen shumë shpejtë”, tha Manja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb