Pas tre barazimeve radhazi, Tirana kërkon të mbyllë me fitore vitin, ku ka qëndruar larg parashikimeve dhe misionit për mbrojtjen e titullit kampion me 15 pikë në vendin e gjashtë të renditjes. Bardheblutë presin Vllazninë në ndeshjen e fundit për 2020 dhe një fitore kundër kryesuesëve mund të jetë një pikë kthese për Nevil Deden dhe të besuarit e tij.

133160557 2769234476665990 3003460879155401602 O
133160557 2769234476665990 3003460879155401602 O

“Jemi përballë ekipit që po kryeson futbollin sot. Ka bërë një fuboll të mirë deri tani. Do jetë një përballje e bukur, ata janë një kundërshtar I fortë që nuk jane thyer deri sot, deri sa nuk u thyen edhe me Tiranën I japin të drejtë vetes për tëe qënë pretendent për titull. Tëshohim çdo të ndodhë nesër, nëse ata realisht do mbrohen apo do luajnë futbollin e tyre. Dua që të vijne ta provojnë në Tiranë, ashtu siç fituan me fat në Shkodër, të provojnë fatin e tyre edhe ketu”, ka thënë Dede në konferencën për mediat përpara “Klasikes” së futbollit shqiptar. Barazimet janë kthyer në modë për Tiranën në javët e fundit, por një tjetër pikë nuk e kënaq Deden.

133357897 2769234246666013 8305784121867116670 O
133357897 2769234246666013 8305784121867116670 O

“Tirana futet ne cdo ndeshje per te fituar dhe kete nuk e mohojme dot. Kemi tentuar ta bejme kete ne cdo ndeshje, kemi patur shansin tone, ne pak momente jemi vene ne veshtiresi nga kundershtaret. Kemi patur vetem nje humbje heren e pare dhe pas asaj Tirana nuk ka patur me c’ekuilibrime si skuader. Ne nuk luajme futboll aventure, per kete te jeni te bindur, skuadra e ka pranuar faktin dhe eshte e zgjuar dhe e vetedijshme qe ne kete kampionat ka shume pak diferenca dhe te gjithe duhet te jemi te ekuilibruar. Qe duhet te shenojme me shume, kjo eshte ajo diferenca dhe mund te kemi te drejten te themi qe kemi patur shume barazime dhe kemi shenuar pak”, vijoi tekniku I Tiranës. Por e sigurt është që për të fituar kundër Vllaznisë, Tirana duhet të bëjë diçka ndryshe nga sfidat e fundit. “Tirana nuk duhet te beje asgje ndryshe vetem te jete me pragmatiste perballe portes dhe te konkretizojme e shfrytezojme ato raste qe kemi. Ky ekip po Lufton, ka nje shpirt te larte lufte. Ju po e shikoni qe nuk ka rendesi mosha qe hyn ne fushe por fanella qe vesh. Ne duhet te jemi me konkret dhe me vrases per sa I perket ndeshjes, duhet ta mbyllim ndeshjen me shpejt. Te fusim topin me shume ne rrjete, per kete duhet te punojme”, ka përfunduar Dede.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb