Kryeministri Edi Rama foli në emisionin “Opinion” edhe për kryebashkiakët socialistë, një pjesë e të cilëve u bënë subjekt i ligjit të Dekriminalizimit, pasi kishin fshehur dënimet në formularët e vetëdeklarimit.

Kreu i qeverisë u pyet nga drejtuesi i emisionit, Bledi Fevziu, se pse i kishte futur emra të tillë në listat e PS, kur sipas tij, ish-ambasadori i SHBA, Donald Lu, ia kishte thënë në sy me emra që të mos i vinte.

Në kundërpërgjigje, Rama tha se i kishte thënë në atë kohë ambasadorit se do ta zbatonte kërkesën e tij, nëse provohej një gjë e tillë.

Pjesë nga diskutimi:
Fevziu: Ta tha ambasadori Donald Lu në sy mos vërë në listë filanin e filanin dhe ti i vure.
Rama: I kam thënë ‘patjetër, nuk diskutohet, keni letra që provojnë këtë gjë’.
Fevziu: Ta ka provuar BIRN.
Rama: Është e pavërtetë. Letra që doli shumë vonë për atë të Kavajës, nuk ka qenë e disponueshme për askënd.
Fevziu: Po për Kajmakun nuk u deklarua që në fillim? Ka pas debat në PS për të.
Rama: Nuk është e vërtetë. Nuk mbaj përgjegjësi për ta. Unë mbaj përgjegjësi për mënyrën si reagoj, edhe nëse njëri del vrasës. Unë dhe PS mbajmë përgjegjësi, nëse e mbrojmë vrasësin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb