TIRANE- Ne një postim në Facebook, deputetja Tabaku, shprehet se “Dita e sotme duhet të jetë reflektimi për të vazhduar ashtu siç duhet diskutimin dhe bashkëpunimin politik që të përmbushen sa më shpejt që të jetë e mundur prioritetet për Integrimin Europian, por kjo nuk ndodh. Mbi të gjitha për të ndërtuar një shtet dinjitoz në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të interesave personale. Sa më shumë koha kalon aq më i vështirë bëhet anëtarësimi në BE. Megjithëse kryefjala e çdo raporti dhe këshille të miqve ndërkombëtarë ka qenë përherë “dialogu”!.

“Pas dy dekadash e gjysmë, kësaj gjenerate i takon për të përmbushur ëndrrën që në sheshet e vendit thirrej haptazi ndërsa diktatura çnjerëzore rrëzohej “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Për ta përmbushur këtë zotim, që çdo politikan duhet të ketë në axhendë, duhet të mësojmë të respektojmë dhe të pranojmë tjetrin. Sot është reforma në drejtësi, nesër lufta ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, është adminsitrata e prona çështje të cilat duhet të jenë pjesë e axhendës së qeverisë pamvarësisht se ndihmojnë a jo në procesin e Integrimit, por sepse janë cështje që çdo shtet duhet t’i ketë në axhendën e vet”, përfundon Tabaku.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: